Rasti “Izbica”, seanca u përcoll me përplasje mes prokurorit dhe mbrojtës
BKT
Lajme

Rasti “Izbica”, seanca u përcoll me përplasje mes prokurorit dhe mbrojtës

Arlinda Sejda/RTK

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në vazhdimësinë e procesit ndaj të akuzuarit janë  shfaqur dy dëshmitarë të Prokurorisë Speciale. SH.O., ka dëshmuar për torturën që kanë  ushtruar forcat serbe atë ditë, derisa ka rrëfyer edhe momentin e fundit kur forcat serbe ndanë burrat nga gratë.

N.SH., ka dëshmuar për ditën e masakrës së Izbicës, derisa është pyetur nga prokurori special Ilir Morina, rreth asaj dite.

Seanca e së enjtes në rastin “Izbica” u përcoll me përplasje mes prokurorit special dhe avokatëve mbrojtës të të akuzuarit.

Në gjykatë u shfaq edhe dëshmitari i dytë i prokurorisë. Dëshmitari B.O., në pyetjet e prokurorit special, tha se të akuzuarin e kishte takuar 3 herë në periudhën për të cilën po akuzohet, madje edhe në ditën e masakrës.

Seanca e radhës për rastin “Izbica” , do të mbahet javën e ardhme.


MË SHUME NGA Lajme