101 vjetori i marrëdhënieve SHBA – Shqipëri
BKT
Shqipëri

101 vjetori i marrëdhënieve SHBA – Shqipëri

V.Th. / RTKlive

Me rastin e 101–vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar këtë ditë historike në rrjete sociale nëpërmjet një shkrimi.

“Lidhjet zyrtare diplomatike mes vendeve tona filluan më 28 korrik 1922, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku Presidenti i SHBA Wilson qëndroi në krah të popullit shqiptar për pavarësinë dhe sovranitetin e tij”, ka shkruar në facebook faqja zyrtare e Ambasadës.

Tutje ky institucion ka përmendur festën 100 vjeçare mes dy shteteve, e cila u realizua vitin e kaluar si aleancë e fortë strategjike.

“Presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi një mesazh të veçantë shprese për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për një të ardhme edhe më të ndritshme për popullin shqiptar”, vazhdon tutje shkrimi.

Ndërkaq në postim është publikuar edhe video përshëndetëse e Joe Biden, Presidentit amerikan, e realizuar para një viti.

“Kur Shtetet e Bashkuara mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë, një dashuri të përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë, edhe kur populli i Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë", thekson Biden.


MË SHUME NGA Shqipëri