Tragjedia në Rufc, Kurti ngushëllon familjen
BKT
Lajme

Tragjedia në Rufc, Kurti ngushëllon familjen

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tragjedisë së sotme në fshatin Rufc të Lipjanit ku u gjetën të vdekur tre antarë të një familje.

Kurti ka thënë se është i trishtuar nga një ngjarje e tillë tragjike.

Ai ka thënë se përtej sqarimit të rrethanave, tragjedi të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit.

Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e madhe.

"Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit", ka shkruar Kurti në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme