Trajneri i saposhkarkuar te Salzburg prezantohet nga Al Ahli
BKT
Sport

Trajneri i saposhkarkuar te Salzburg prezantohet nga Al Ahli

Uran Krasniqi/RTKLive

Vetëm disa orë pasi klubi i Bundesligës austriake, Salzburg e ka shkarkuar trajnerin gjerman, Matthias Jaissle, klubi arab Al Ahli, e ka emëruar atë si trajner.

Njoftimi ka ardhur nga klubi saudit.

Sipas klubit të sapopromovuar në Pro League saudite, bëhet fjalë për një marrëveshje trivjeçare. 

Al Ahli paraprakisht ka nënshkruar me sulmuesin Roberto Firmino nga Liverpool, portierin e Chelseat, Edouard Mendy dhe anësorin e Manchester City, Riyad Mahrez.