Senati amerikan miraton ligjin që zgjeron mbështetjen për Kosovën
BKT
Lajme

Senati amerikan miraton ligjin që zgjeron mbështetjen për Kosovën

B. H. | RTKlive

Senati amerikan e ka miratuar ligjin që zgjeron autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lajm i madh! Senati ka miratuar ligjin për të forcuar mbështetjen e Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën. Faleminderit senatores Shaheen për përkushtimin e saj për të siguruar këtë dispozitë. Kosovë-SHBA, së bashku më të fortë”, ka shkruar Mehaj në “Twitter”.

Përmes këtij ligji do të rritet ofrimi i mbështetjes për Kosovën në intensifikimin e ushtrimeve të përbashkëta dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe, duke kontribuar kësisoj në thellimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me ushtrinë amerikane.


MË SHUME NGA Lajme