Fulham transferon mbrojtësin nigerian të Ajaxit
BKT
Sport

Fulham transferon mbrojtësin nigerian të Ajaxit

Uran Krasniqi / RTKLive

Fulham është përforcuar me mbrojtësin e Ajaxit, nigerianin Calvin Bassey. 

Sipas njoftimit nga klubi i Premier Leagues, bëhet fjalë për një marrëveshje katër vjeçare, ku skuadra angleze ka paguar rreth 21 milionë funte për transferimin. 

“Unë e di se sa klub i madh është Fulhami”, ka thënë Bassey. "Nuk më duhej të mendoja shumë për të pranuar: Fulham gjithmonë ka lojtarë cilësorë, luan në Premier League, ligën më të mirë në botë". 

Bassey ka luajtur më parë për Rangers.