17:58 / 29.07.2023
Virgil van Dijk e vlerëson nder të madh po të bëhej kapiten te Liverpool
Virgil van Dijk ka thënë se është i bindur se lojtarët e Liverpoolit do ta mbushin boshllëkun e lënë nga Jordan Henderson dhe se për të do të ishte një nder nëse do ta pasonte si kapiten.
Henderson këtë javë u transferua në Ligën Pro të Arabisë Saudite, duke u bashkuar me skuadrën e Al-Ettifaq.
“Natyrisht që ai do të jetë një mungesë e madhe për neve, si lider dhe kapiten, por ne kemi shumë lojtarë që mund ta marrin atë përgjegjësi dhe duhet ta marrin atë përgjegjësi, kështu që kam besim se kjo do të ndodhë”, ka thënë holandezi. "Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja, por do të ishte një nder i madh të isha kapiten i skuadrës".























