Votimi për kreun e PD-së, Lulzim Basha fiton me 16.196 vota
RTSH
Lulzim Basha zgjidhet kryetar i PD-së. Pas numërmit të votave ka rezultuar se Basha, në shkallë vendi, ka marrë 16 196 vota, ndërsa rivali i tij, Gjergji Hani ka marrë 1657 vota.
199 fletë votimi kanë qenë të pavlefshme. Rezultatet e votimit u bënë publike nga kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana.
"Pasi administruam të dhënat e procesverbaleve, Komisioni hartoi procesverbalin e rezultatit përfundimtar, bazuar në të dhënate votimeve në 71 degët e PD-së. Numri i anëtarëve në listë ishte 25 mijë. Në 71 degë kanë marrë pjesë në votim 18 052 anëtarë, pra një pjesëmarrje prej 70.9% të votuesve. Nisur nga ky rezultat, Lulzim Basha shpallet kryetar i PD-së."- deklaroi tha Gjana për mediat.
Partia Demokratike zgjodhi të shtunën kryetarin e ri të saj. Demokratët nisën të votonin që nga ora 8:00, deri në 19:00 kur u mbyll edhe zyrtarisht votimi. Në këtë proces ishin në garë dy kandidatë: Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.























