12:42 / 30.07.2023
‘Shqipëria e bukur’, vajza e Trump kalon pushimet në bregdetin shqiptar
M. P. / RTK
Përveç Dua Lipës dhe artistëve të tjerë me nam ndërkombëtar, Shqipëria së fundmi është bërë cak i shumë prej fytyrave të njohur në nivel global.
E njëra nga to është edhe vajza e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ivanka Trump ka vendosur që pushimet e saj t’i kalojë në bregdetin shqiptar.
Në llogaritë e saj në rrjete sociale, ajo ka shpërndarë fotografi e momente të ndryshme gjatë pushimit.
“Beautiful Albania (Shqipëria e bukur)”, ka shkruar në një prej storjeve të saja.

























