Çitaku thotë se Kurti nuk po e thotë të vërtetën për të punësuarit aktivë
BKT
Lajme

Çitaku thotë se Kurti nuk po e thotë të vërtetën për të punësuarit aktivë

B.H. / RTKlive

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me deklarimet e kryeministrit, Albin Kurti për numrin e të punësuarve aktiv.

Çitaku e ka cilësuar deklarimin e kreut të ekzekutivit si të pavërtetë. 

“Është tashmë e ditur se populistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai”, ka shkruar Çitaku në Facebook. 

Tutje ajo ka thënë se duhet të besohen të dhënat e Entit  të Statistikave.

“Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani”, ka shtuar Çitaku.


MË SHUME NGA Lajme