06:47 / 01.08.2023
Ngjarjet e datës 1 gusht
V.TH / RTKlive
Vazhdon dita e dytë e Marketit të Ndërtimit, ku marrin pjesë kompani të ndërtimit dhe qytetarët do të mund të blejnë banesa e produkte tjera të ndërtimit me zbritje. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 10:00)
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për media. (Holli i MINT, ora 14:00)
Administrata Tatimore e Kosovës mban tryezë diskutimi lidhur me promovimin e të dhënave të hapura, të publikuara në web-faqen e ATK-së. (ora 14:00)
Western Balkans Youth Orchestra do të mbajë koncert me vepra nga kompozitorë të njohur, si Johannes Brahms, Zoltan Kodály, Arturo Marquez, Dmitri Shostakovich dhe Drinor Zymberi – Kosovë. (Atelieja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, ora 20:30)























