Jashari: Të mos i bëjmë gabimet e ndeshjes së parë ndaj Viktoria Plzen
BKT
Sport

Jashari: Të mos i bëjmë gabimet e ndeshjes së parë ndaj Viktoria Plzen

Uran Krasniqi/RTKLive

Muharrem Jashari ka thënë se në ndeshjen e dytë kundër Viktoria Plzen në Conference League nuk duhet përsëritur gabimet e ndeshjes së parë.

Ndeshja e parë në Plzen ishte mbyllur me rezultat të barabartë 0-0. Fituesi i takimit do të kalojë në rrethin e tretë të garës. 

 Futbollisti i Dritës ka folur një ditë para ndeshjes.

"E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë në Plzen dhe ashtu ndodhi, por pavarësisht që kemi marrë një rezultat pozitiv, nesër e kemi edhe një ndeshje të vështirë ku shpresojmë shumë që gabimet të cilat i kemi bërë në atë ndeshje mos t'i përsërisim sepse kemi punuar gjatë gjithë javës dhe kjo ndeshje besoj të jetë me fat për ne", ka thënë ai.