Ngjarjet e datës 3 gusht
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ngjarjet e datës 3 gusht

RTKlive

Ngjarjet e datës 3 gusht 2023.

Bëhet promovimi i librit monografik “Ahmet Rugova në përjetësinë e Kombit”. (Kuvendi Komunal, Istog, ora 11:00)

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca organizon ushtrim praktik në objektin e vjetër të Komunës, me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore. (Objekti i Komunës se Prishtinës, ora 11:15)

Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 13:00)

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban sot konferencë për media.(Ora, 13:00)

 


MË SHUME NGA Lajme