Rijeka e deklason dhe e eliminon Dukagjinin
BKT
Sport

Rijeka e deklason dhe e eliminon Dukagjinin

Uran Krasniqi/RTKLive

Dukagjini është deklasuar nga Rijeka në ndeshjen e dytë të rrethit të dytë në Conference League dhe është eliminuar nga gara.

Rezultati përfundimtar i takimit të së enjtes ka qenë 6-1. 

Vendasit e kanë gjetur golin vetëm pas njëzet minutave. Ka qenë minuta e njëzet e shtatë kur Pasalic ka realizuar. 

Pastaj ka ardhur edhe goli i dytë. Ka qenë minuta e tridhjetë e nëntë kur Ivanovic ka gjetur golin.

Dukagjini ia ka dalë ta ngushtojë epërsinë. Ka qenë minuta e dyzet e dytë kur Zulfiji ka dërguar topin në rrjetë. Por ishte sërish Ivanovic që e ka gjetur golin në minutat e fundit të pjesës së parë, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 3-1.  

Në pjesën e dytë skuadra kroate nuk është ndalur. Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e katërt kur ka realizuar Goda. 

Prapë skuadra kroate nuk është mjaftuar. E ka realizuar edhe golin e pestë. 
Ka qenë minuta e tetëdhjetë e një kur Djouahra ka shënuar. 
Dhe kur është dukur që ndeshja do të mbyllej me atë rezultat, në skenë ka dalur edhe një herë Ivanovic, i cili ka realizuar golin e gjashtë për kroatët. 

Ndeshjen e parë në Prishtinë ishte mbyllur me rezultat 0-1 në favor të Rijekës. 

 

Dukagjini pranon edhe golin e gjashtë

Rijeka ia ka shënuar edhe golin e gjashtë Dukagjinit.

Ka qenë minuta e dytë e kohës shtesë kur Ivanovic ka gjetur golin e radhës. 

Kësisoji rezultati në ndeshjen e e zhvilluar në Kroaci është 6-1. 

Ky rezultat e ndërpret aventurën evropiane të skuadrës klinase. 

Rijeka po e deklason Dukagjinin

Rijeka po e deklason Dukagjinin në ndeshjen e dytë të rrethit të dytë të kualifikimeve në Conference League.

Skuadra kroate e ka realizuar edhe golin e pestë. 
Ka qenë minuta e tetëdhjetë e një kur Djouahra ka realizuar. 
Momentalisht rezultati është 5-1.
Këtu edhe merr fund pjesëmarrja e Dukagjinit në Conference League. Dukagjini e pranon edhe golin e katërt

Rijeka e ka shënuar edhe golin e katërt kundër Dukagjinit.

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e katërt kur ka realizuar Goda. 
Ndeshje e parë në Prishtinë poashtu e kishte fituar skuadra kroate. 
Ky rezultat e ndërpet rrugën e klinasve në Conference League. 

Rijeka shkon në pushim me epërsi prej dy golash

Rijeka e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Dukagjinit dhe kështu ka bërë që pjesa e parë të mbyllet me dy gola epërsi.

Ka qenë sërish Ivanovic që e ka gjetur golin në minutat e fundit të pjesës së parë. 

Ky rezultat e vendosë skuadrën kroate në rrethin tjetër të Conference League. 

Ndeshjen e parë Rijeka e kishte fituar në Prishtinë me rezultat 0-1. 

Megjithatë mbetet edhe një pjesëlojë komplet për t'u luajtur në stadiumin e Rijekës. 

Dukagjini e ngushton rezultatin

Dukagjini ia ka dalë ta ngushtojë epërsinë në ndeshjen që po zhvillohet me Rijekën.

Ka qenë minuta e dyzet e dytë kur Zulfiji ka dërguar topin në rrjetë. 
Momentalisht rezultati në stadiumin e Rijekës është 2-1. 
Megjithatë është edhe një pjesëlojë e plotë për t'u zhvilluar. 

Rijeka shënon edhe golin e dytë

Rijeka ia ka shënuar edhe golin e dytë Dukagjinit në ndeshjen që po zhvillohet në Kroaci.

Ka qenë minuta e tridhjetë e nëntë kur Ivanovic ka gjetur golin. 
Kur kanë mbetur edhe pak minuta për mbarimin e pjesës së parë kroatët po udhëheqin me rezultat 2-0.  Rijeka i shënon Dukagjinit

Rijeka ka gjetur golin ndaj Dukagjinit në ndeshjen e cila po zhvillohet në Kroaci dhe që përket te Conference league.

Ka qenë minuta e njëzet e shtatë kur Pasalic ka realizuar. 

Megjithatë ka edhe shumë kohë për t'u lujatur e po aq mundësi për lojtarët e Dukagjinit për të ndryshuar rezultatin.  Nis ndeshja Rijeka - Dukagjini

Ka nisur ndeshja Rijeka - Dukagjini, që është takimi i dytë i rrethit të dytë të Conference League.

Ndeshja e parë në Prishtinë ishte mbyllur me fitore të kroatëve me rezultat 0-1. Fituesi i takimit do të kalojë në rrethin e tretë të garës. 
Gjithashtu sonte në Conference League luajnë edhe dy skuadra të tjera kosovare: Ballkani dhe Drita. 

Rijeka - Dukagjini, formacionet

Rijeka dhe Dukagjini ndeshen sonte në takimin e dytë të rrethit të dytë të Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.