Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj
BKT
Lajme

Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

RTKlive

Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i bashkohet programit “Journalists in Residence - Kosovo”.

Kraselnykova do të strehohet në Kosovë së bashku me djalin e saj, Nazar Chaban.

Gazetarja u mirëprit dje pas mesnate në aeroportin e Prishtinës nga drejtorja dkzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ndryshe Journalists in Residence - Kosovo, që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.

 


MË SHUME NGA Lajme