Manchester United transferon danezin e Atalantas
Uran Krasniqi/RTKLive
Rasmus Hojlund i është bashkuar skuadrës angleze, Manchester United.
Sipas njoftimit nga klubi anglez, bëhet fjalë për një kontratë që zgjat deri në qershor të vitit 2028, me opsionin e zgjatjes për një vit.
Detajet financiare nuk janë zbuluar, por sipas mediave klubi anglez ka paguar te Atalanta 72 milionë funte.
“Nuk është sekret që kam qenë tifoz i këtij klubi të madh që kur isha i vogël dhe ëndërroja të vija në "Old Trafford" si lojtar i Manchester United. Jam tepër i emocionuar nga kjo mundësi për ta kthyer atë ëndërr në realitet dhe jam i vendosur të shpërblej besimin e klubit", ka thënë danezi. “Sapo fola me trajnerin, që është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe nën drejtimin e me mbështetjen e tij, e di se jam në gjendje të arrij gjëra të mëdha së bashku me bashkëlojtarët e mi të rinj në këtë klub të veçantë”.























