City prezanton Gvardiolin
Uran Krasniqi/RTKLive
Josko Gvardiol i është bashkuar kampionit të Premier League, Manchester City nga klubi i Bundesligës, Leipzig.
Mbrojtësi kroat ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare dhe për shërbimet e tij skuadra angleze ka paguar 90 milionë euro.
Pas Mateo Kovacicit i cili u bashkua nga Chelsea, Gvardiol është nënshkrimi i dytë i Pep Guardiolës në këtë afat kalimtar.
"Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të luaj në Angli dhe ta bëj këtë tani me Manchester Cityn, kur diihet se çfarë sezoni kanë pasur, është një nder i vërtetë për mua. “Kushdo që e ka parë Manchester Cityn duke luajtur sezonin e kaluar, e di se është skuadra më e mirë në botë”, ka thënë ai. "Të kem shansin për të punuar me Pep Guardiolën do të jetë fantastike".
Gvardiol i ishte bashkuar Leipzigut nga Dinamo Zagreb në vitin 2020, duke bërë tetëdhjetë e shtatë paraqitje në të gjitha garat për klubin e Bundesligës që nga debutimi i tij në vitin 2021.























