Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e tre personave në Slloveni
BKT
Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e tre personave në Slloveni

V.Th. RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime Presidentes Natasha Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë mbi viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut.

“Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyere”, ka shkruar Osmani në Twitter.

E Presidentja sllovene e ka falenderuar presidenten Osmani për ngushëllimet.

Ndryshe reshjet e furishme në shumë zona kanë krijuar gjendje dramatike. Fshatra të vërshuar prej ujit janë izoluar nga bota përreth.

 


MË SHUME NGA Lajme