Nuk ndalet Messi, shënon dygolësh ndaj Dallasit
BKT
Sport

Nuk ndalet Messi, shënon dygolësh ndaj Dallasit

F.Bytyqi/RTKLive

Asi argjentinas Lionel Messi nuk ka të ndalur në MLS të Amerikës.

Messi, i cili gjatë kësaj verë iu bashkuar skuadrës amerikane, Inter Miami nga PSG-ja, është duke shkëlqyer në aventurën e tij të parë në elitën e futbollit amerikan.

Messi ka shënuar një tjetër dygolësh në fitoren e Inter Miami ndaj FC Dallasit. 36 vjeçari e pati mbrëmë një natë të paharruar me dy gola të tjerë të shënuar në fanellën e Inter Miamit, ndërsa një tjetër e realizoi edhe nga penalltia në gjuajtjet e 11 metërshave, pas së cilëve ekipi i tij shkoi në fazën finale të Kupës së Ligës.

Ish-ylli i Barcelonës, tani arrin kuotën e shtatë gola në katër ndeshjet e zhvilluara me Inter Miami.