Guardiola nuk dëshiron të humbasë Silva-n, portugezi e dëshiron Barçën
BKT
Sport

Guardiola nuk dëshiron të humbasë Silva-n, portugezi e dëshiron Barçën

F.Bytyqi/RTKLive

Pas Ilkay Gundogan dhe Riyad Mahrez, Manchester City rrezikon të humbasë edhe Bernardo Silva-n, një tjetër yll i skuadrës së Pep Guardiolës.

Silva ishte protagonist i madh në tripletën e fituar nga Man City sezonin e kaluar.

Reprezentuesi i Portugalisë, është prioritet i Barcelonës. Portugezi sipas medieve britanike, tashmë ka vendosur të largohet nga kampionët e Anglisë për t’u transferuar në Barcelonë.

Madje, siç raportohet, 28-vjeçari ka folur me trajneri Pep Guardiola të cilit ia ka komunikuar dëshirën e tij për t’iu bashkuar katalonasve.

Strategu spanjoll insiston që të mbajë portugezin në skuadër të paktën edhe një sezon, megjithatë, lojtari preferon transferimin tek kampionët në fuqi të Spanjës.

Ish-futbollisti i Monacos nga trajneri i Barçës, Xavi Hernandez shihet lojtar ideal për të zëvendësuar Ousmane Dembele-n, ky i fundit është shumë afër zyrtarizimit tek PSG-ja.