Haxhiu: Mërgata, mbështetje e madhe për Kosovën
BKT
Foto: Albulena Haxhiu / Facebook
Lajme

Haxhiu: Mërgata, mbështetje e madhe për Kosovën

V.Th. RTKlive

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se mërgata aktivisht vepron duke ndihmuar në zhvillimin e vendit.

Ajo ka shtuar duke thënë se me punë të palodhshme, me sytë nga Kosova, me dëshirën e zjarrtë për t’i kontribuar familjes, shtetit dhe shoqërisë, mërgata aktivisht vepron duke ndihmuar në zhvillimin e vendit tonë.

“Është përherë kënaqësi të ndash momente bashkë me ta, të diskutosh për pyetjet që shtrojnë e të pyesësh për punët që ata bëjnë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Po ashtu Haxhiu ka thënë se është frymëzues fakti që në mërgatë po rritet edhe një brez tjetër, të rinj të arsimuar e të profesionalizuar me dëshirën që dijen e tyre ta sjellin në Kosovë.

“Përherë mirënjohës dhe falënderues”, ka shkruar ajo.


MË SHUME NGA Lajme