13:30 / 08.08.2023
Iniesta zgjedh klubin arab, firmos kontratë njëvjeçare
RTKLive
Pas pesë vitesh te Vissel Kobe të Japonisë, Andres Iniesta, karrierën do ta vazhdojë në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ikona e Barcelonës, është lojtar i ri i Emirates Club, skuadër më të cilin ka firmosur kontratë njëvjeçare.
Emirates Club ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me spanjollin, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në historinë e Barcelonës.























