22:27 / 08.08.2023
PSV Eindhoven merr fitore të thellë kundër Sturm Graz
Uran Krasniqi/RTKLive
PSV Eindhoven e ka deklasuar skuadrën austriake, Sturm Graz në kryendeshjen e raundit të tretë kualifikues të Champions League.
Ndeshja e zhvilluar në tokën holandeze është mbyllur me rezultat 4-1.
Edhe pse De Jong nuk ia doli të realizojë hat-trick, ai prapë se prapë kishte shumë arsye për të festuar pasi arriti t'i shënojë dy gola.
Dy golat e tjerë për PSV janë shënuar nga Babadi dhe Sangare, ndërsa golin e vetëm për skuadrën austriake e ka realizuar Gorenc-Stankovic.
Po qe se në ndeshjen e dytë Sturm Graz nuk ia del që ta kthejë rezultatin, atëherë skuadra holandeze do të ndeshet në play-off kundër Rangers ose Servette.























