Kalimi nëpër kufij, s’ka pritje të gjata
BKT
Foto: Arkiv / RTKlive
Lajme

Kalimi nëpër kufij, s’ka pritje të gjata

RTKlive

Sot në pikat kufitare gjendja është e normalizuar.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdare, ku pritja është deri në 15 minuta për të dal nga Kosova, e për të hyrë nga e njëjta pikë kufitare pritjet janë deri në 60 minuta, kurse kolona është 50 metra.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritja në hyrje zgjat 05-10 minuta e në dalje rreth 30 minuta, kolona në hyrje nuk ka e ne dalje kolona është deri në 200 metra.

Nga përditësimi i fundit i raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në të gjitha pikat tjera kufitare pritje-daljet janë të zakonshme dhe zgjatin nga 3 deri në 5 minuta.


MË SHUME NGA Lajme