Osmani dekretoi Ahmet Ismailin si guvernator të Bankës Qendrore
BKT
Foto: Presidenca
Lajme

Osmani dekretoi Ahmet Ismailin si guvernator të Bankës Qendrore

V.Th. / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili.

Ajo e ka uruar Ismailin për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme.

Sipas presidentes Osmani, Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore.

Ndërkaq, Ismaili ka prezantuar vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent, njofton Presidenca.


MË SHUME NGA Lajme