19:23 / 09.08.2023
EBU ndihmon RTK-në me blerjen e pajisjeve elektronike
RTKlive
Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë ta mbështesin transmetuesin publik, në kohën kur RTK-ja po përballet me mungesë të madhe të financave për investime kapitale dhe në kushte të punës.
Këtë radhë, Unioni i Transmetuesve Evropian, EBU, ka ndihmuar në blerjen e 28 kompjuterëve të rinj, 4 tabletë dhe pajisje përcjellëse në vlerë prej 16 mijë eurove.
Këto pajisje janë vënë në funksion në dhomën e lajmeve në Radio Kosovë, ku nuk janë blerë kompjuterë qysh nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Po ashtu, me kompjuterë të rinj është pajisur edhe dhoma e lajmeve në RTK2. Drejtuesit e RTK-së e kanë mirëpritur këtë ndihmë të EBU-së, e cila vjen në një kohë sfiduese për transmetuesin publik.























