Ballkani mposht Lincoln Red Imps, hap gjigant për fazën e play-off-it
BKT
RTKLive
Sport

Ballkani mposht Lincoln Red Imps, hap gjigant për fazën e play-off-it

F.Bytyqi /RTKLive

(E plotësuar) Ballkani ka bërë një hap të madh në garën për të kaluar në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës, duke mundur Lincoln Red Imps, me rezultat 2-0, sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kësaj ligë evropiane.

Kampionët në fuqi të Kosovës, bën paraqitje shumë më të mirë se skuadra mike, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes kur edhe u shënuan dy gola, derisa fraksioni i parë u mbyll pa gola.

Të besuarit e Ilir Dajës pjesëlojën e dytë e nisen mjaft mirë dhe përmes Meriton Korenicës (59’), kaluan në epërsi prej 1-0.

Nuk ka vonuar shumë dhe vetëm pas tre minutave lojë, Lorenc Trashi (62’), më një supergol dyfishojë avantazhin në 2-0.

Skuadra jonë, ka mundur të shënojë edhe më shumë gola, pasi krijoj edhe disa raste të tjera të mira, megjithatë, kjo sfidë joshëse u mbyll me fitoren e Ballkanit prej 2-0.

Ndeshja kthyese luhet pas një javë në Gjibraltar.

Trashi shënon supergol, Ballkani dyfishon avantazhin

(E plotësuar) Ballkani ka dyfishuar epërsinë kundër Lincoln Red Imps me golin e Lorenc Trashi.

Kampioni i Kosovës dhe skuadra nga Gjibraltari po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Pas golit të Korenicës, nuk ka vonuar shumë dhe Lorenc Trashi (62’), më një supergol shënojë golin e dytë për ekipin nga Suhareka.

Korenica ndez stadiumin ’Fadil Vokrri’, Ballkani në epërsi

(E plotësuar) Ballkani ka kaluar në epërsi kundër Lincoln Red Imps.

Kampioni i Kosovës dhe skuadra nga Gjibraltari po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Është Meriton Korenica (59’), i cili zhbllokoj ndeshjen duke kaluar në epërsi skuadrën e Ilir Dajës.

Ballkani- Lincoln Red Imps, heshtin rrjetat në pjesën e parë

(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes Ballkanit dhe Lincoln Red Imps.

Kampioni i Kosovës dhe skuadra nga Gjibraltari po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës në pjesën e parë e kërkoi më shumë golin, krijon disa raste të mira, megjithatë, golat munguan në këtë pjesëlojë, edhe skuadra e Ilir Dajës gjeti rrugën e golit, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë lojë.

Edhe skuadra mike, tentoi të gjejë golin, por tentimet e tyre nuk ishin të suksesshme.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Starton ndeshja Ballkani-Lincoln Red Imps

(E plotësuar) Ka startuar ndeshja mes Ballkanit dhe skuadrës nga Luksemburgu, Lincoln Red Imps, duel ky që po luhet në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Dueli mes kampionit të Kosovës skuadrës nga Gjibraltari, parashikohet të sjellë një sfidë interesante pasi që të dy skuadrat synojnë të kalojnë në fazën e play-off-it në këtë ligë evropiane.

“Xhebrailat” konsiderohen favorit përballë klubit modest nga Gjibraltari, andaj synimi është vetëm fitorja.

Ballkani-Lincoln Red Imps, ja formacionet zyrtare

Ballkani dhe Lincoln Red Imps do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës do të vazhdojë aventurën në Evropë, ku pas pak minutash do të ballafaqohet me Lincoln Red Imps e Gjibraltarit, në një sfidë që pritet të sjellë duel interesant.

“Xhebrailat” konsiderohen favorit përballë klubit modest nga Gjibraltari, andaj synimi është vetëm fitorja.

Problemi kryesor tek skuadra e Ilir Dajës është mungesa e qendërsulmuesit Albion Rrahmani, i cili pak ditë më parë iu bashkua Rapid Bukureshtit.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave për ndeshjen që starton në orën 20:45.