Kurti e Kasami diskutojnë për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr
BKT
Lajme

Kurti e Kasami diskutojnë për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr

E. Hoti / RTKlive

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ata kanë diskutuar për  rëndësinë  e projektit të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën.

Sipas njoftimit nga Qeveria, kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Kasami për ftesën dhe mikpritjen që iu bë në qytetin e Tetovës, derisa e ka njoftuar për zhvillimet dhe situatën politike e ekonomike në vendin tonë.

“U diskutua edhe për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë që ka projekti i rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën, si dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenit në sferën e turizmit”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, bashkë me kryetarin e kësaj komune kanë marr pjesë në inaugurimin e rrugës së re që lidh fshatin Sellcë dhe fshatin Vicë, që pritet të rrisë kapacitetet e turizmit malor të Tetovës dhe të afrojë Tetovën me Prizrenin.

Bëhet e ditur ditur se  në takim kryeministri  Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Prindon Sadriu dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.


MË SHUME NGA Lajme