Ndikimi i tabloideve proqeveritare në Serbi
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Ndikimi i tabloideve proqeveritare në Serbi

Anamari Repiç|RTK

Tabloidet proqeveritare janë indikatorët që të rinjtë në Serbi mbështesin kthimin e kontrollit të Serbisë mbi Kosovën.

Sipas hulumtimit të Organizatës së Ombrellës së të Rinjve, për dy vjet, mbështetja për këtë opsion u rrit nga 18 në 31 për qind, dhe si arsye të mundshme përmenden tensionet dhe atmosfera toksike në shoqërinë serbe, e cila nxit armiqësinë në vend të bashkëjetesës.

“ E kemi vitin e trazuar pas nesh dhe popullatën që vazhdimisht dëgjon informacione se si kërcënohen serbët në Kosovë. Për Kosovën po raportohet me tone armiqësore, kur lexon tabloide proqeveritare, ata e shpallën fillimin e luftës në Kosovë shumë herë, edhe pse nuk ndodhi kurrë. Mendoj se atmosfera është mjaft e tensionuar dhe toksike, dhe vazhdimisht dëgjojmë për rreziqe,ndërsa pikat e lidhjes mes dy shoqërive nuk po depërtojnë deri te publiku në Serbi”, tha Alleksandar Ivkoviq, Studiues.

Nga organizata e të rinjve shohin me shqetësim qëndrimin ekstrem të të rinjve , përkrahja e opsionit ushtarak.

“Edhe pse e dimë se është e nevojshme të zgjidhet situata në Kosovë, nga ana tjetër në Serbi retorika është shumë më serioze dhe ekstreme në krahasim me atë që është reale. Dhe kthimi në vitet e nëntëdhjeta dhe të gjitha gjërat që kemi kaluar, mendojmë se në këtë moment po formon një narrativë që po i ndihmon të rinjtë të drejtojnë qëndrime që janë pak më ekstreme për momentin”, tha Milana Pejiq, Organizata Ombrellë e të Rinjve të Serbisë.

Në anën tjetër, tek të rinjtë është zvogëluar mbështetja që Serbia duhet të vazhdojë të punojë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa mbështetja që qeveria duhet të punojë për pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve është pak më e lartë.


MË SHUME NGA Lajme