20:41 / 11.08.2023
Konjufca: Pengimi i punës dhe fyerjet ndaj gazetarëve të papranueshme
A.B/RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranueshme dhe si të tilla, i dënon me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri.
“Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike Bëj thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësive dhe detyrave të tyre përkatëse”, ka shkruar Konjufca në ‘Facebook’.























