08:00 / 12.08.2023
Mbi tri orë pritje në Merdarë
E. Hoti / RTKlive
Edhe sot në orët e mëngjesit janë paraqitur kolona të gjata në pikat kufitare në dalje nga Kosova .
Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitar ka bërë të ditur se deri në 3 orë e 20 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë. Ndërkaq për të hyrë në Kosovë në këtë pikë pritjet janë deri në 20 minuta.
Sipas kësaj Qendre kolona ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë në dalje ku pritjet janë deri në 1 orë e 30 minuta.
Gjysmë ore është edhe në Muçibabë.
Në pikat tjera kufitare nuk ka kolona dhe hyrje-daljet variojnë nga 05-10 minuta.
























