13:22 / 12.08.2023
Një kontingjent i ushtarëve të Shqipërisë i bashkohet KFOR-it
E. Hoti / RTKlive
Një tjetër kontingjent nga Shqipëria i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në Facebook ka thënë se me këtë veprim është duke u shtuar edhe më shumë kontributi i Shqipërisë në Aleancë.
Ai ka shtuar se pjesëmarrja e tyre në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.
“Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”, ka shkruar tutje Peleshi.























