Osmani: Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer
BKT
Lajme

Osmani: Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në njoftimin për media nga Presidenca, thuhet se Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë.

Presidentja Osmani  e siguroi ministrin Maqedonci se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të  saj.

“Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s.Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, Presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të  saj”, thuhet në  njoftim.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ministri Maqedonci e falënderoi presidenten Osmani për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave.

Maqedonci u emërua ministër i ri i Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga ky post.


MË SHUME NGA Lajme