Mot me diell në Kosovë e Shqipëri
BKT
Në Fokus

Mot me diell në Kosovë e Shqipëri

RTKlive

Sot në Kosovë do të jetë mot kryesisht me diell, me temperaturat që të shkojnë deri në 30 gradë Celsius. Njëjtë pritet të mbajë edhe ditën e hënën.

“Ditën e martë dhe mërkurë orëve të pasdites, mund të paraqiten kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi me bubullimë.  Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 30C”, thuhet në njoftim.

Edhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri, bëri të ditur se të dielën vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime  vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht në orët e mesditës. Reshje shiu te izoluara ne jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperendim  me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 14m/s.  Temperaturat do të sillen nga 16 më e ulëta në Kukës deri në 35 më e larta në Durrës.


MË SHUME NGA Në Fokus