Kurti premton mbështetje për fermerët që kultivojnë luledielli
BKT
Në Fokus

Kurti premton mbështetje për fermerët që kultivojnë luledielli

M.Shefkiu/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti iu ka premtuar mbështetje fermerëve që merren me kultivimin e lulediellit, duke e konsideruar si kulturë bujqësore strategjike në vendin tonë. Ai tha se përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me luledielli është përkrahur me 454 euro.

“Luledielli është kulturë me rëndësi strategjike andaj edhe fermeri shembullor Shukri Sallahu ka mbjellë 30 hektarë me të. Ai produktin final e ka tanimë të dedikuar për eksport për shkak të kërkesës së lartë në treg për lëndën e parë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai tha se përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454 euro, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit.

“Shukriu, këtë vit ka shirë 100 hektarë me grurë si dhe pret të korrë edhe 15 hektarë me misër. Sipërfaqet e mbjella me luledielli ishin 48 hektarë në vitin 2022, ndërsa këtë vit janë pothuajse 300 hektarë, pra rreth 521% më shumë”, ka shkruar Kurti me sloganin “QeveriaPërFermerin”.


MË SHUME NGA Në Fokus