17:48 / 13.08.2023
Murati: Po vazhdon verifikimi nëpër shtëpi i pensionistëve mbi 80 vjeç
E. Hoti / RTKlive
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç, apo për ata të cilët për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve.
Murati në një postim në Facebook ka thënë se vizitat janë duke u bërë në të gjitha komunat e Kosovës.
“Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komunat, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, ka shkruar Murati.























