15:03 / 14.08.2023
Sezoni turistik i verës po arrin pikun e tij në Shëngjin
RTSH
Sezoni turistik i verës po arrin pikun e tij në Shëngjin. Pjerrin Ndreu, kryetari i bashkisë së Lezhës, ka thënë për TVSH-në se kanë ardhur shumë të huaj, që jo vetëm vijnë për turizëm por edhe blejnë prona në Shëngjin sidomos shqiptarët e Kosovës.
Ai ka shtuar se do të ketë investime infrastrukturore në ujësjellës dhe rrugë.























