Rama: Aktivitete buzë Jonit e Vjosës, në kala e fshatra turistike
BKT
Shqipëri

Rama: Aktivitete buzë Jonit e Vjosës, në kala e fshatra turistike

RTKlive

Kjo javë nis me një sërë aktivitetesh plot atmosferë festive e sportive, buzë Jonit e Vjosës, në kala e fshatra turistike. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama teksa ndau në rrjetet sociale paketën e turizmit kulturor në Shqipëri për 14-17 gusht.

“Qytetet e Sarandës e Vlorës ju ftojnë t’i bashkoheni eventeve turistike e festave lokale në këto ditë plot diell, ku çelet edicioni i 11-të i Panairit të Suvenireve Turistike e kalaja e Kaninës do të mikpresë vizitorë të shumtë gjatë kësaj të marte, pa harruar performancat artistike për të gjithë vogëlushët në sheshin e lodrave në Lungomare”, theksoi Rama.

Kryeministri tha se “Përmeti vijon të argëtojë qytetarë e turistë me evente sportive, pranë Vjosës mahnitëse Lezha e Gramshi do të sjellin një mori aktivitetesh plot gjallëri e aventurë”.

Rama i bën apel qytetarëve dhe turistëve të shkarkojnë aplikacionin “Eventet turistike të Shqipërisë”, TEA, ku mund të gjejnë një sërë aktivitetesh të turizmit kulturor në Shqipëri për këtë javë.

TEA është një risi teknologjike për turizmin shqiptar është kalendari digjital, i cili ofrohet përmes një aplikacioni miqësor për çdo përdorues brenda Shqipërisë dhe anembanë botës duke ju dhënë mundësinë që për të parën herë të krijoni paketa të turizmit kulturor dhe të udhëtoni nëpër kulturën, trashëgiminë, artet, sportet dhe kulinarinë e pasur të Shqipërisë.

Me TEA-n, vizitorët vendas dhe turistët e huaj mund të mund të eksplorojnë kalendarin e ngjarjeve dhe të shënojnë aktivitetet e preferuara, sipas grupmoshës dhe vendndodhjes, duke u bërë pjesë e skenës së madhe kulturore e turistike të Shqipërisë.

TEA është i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store.

Në aplikacionin TEA pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër.


MË SHUME NGA Shqipëri