11:13 / 15.08.2023
Komunat kërkojnë nga MASHTI-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla
RTKlive
Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës.
“Kjo vonesë tepër e panevojshme mund të shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor. Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë”, thuhet në komunikatën e Asociacioni i Komunave.
Sipas AKK-së, vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta, por edhe të papranueshme.
“Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”, thekson Asociacioni i Komunave.























