Spanja është finalistja e parë në Botërorin e femrave
BKT
Foto: BBC
Sport

Spanja është finalistja e parë në Botërorin e femrave

Në Okland të Australisë kombëtarja e Spanjës arriti të kualifiikohet në finalen e Kupës së Botës falë fitores 2-1 përballë Suedisë. Ndeshja u vendos vetëm në minutat e fundit.

Pas një pjese të parë pa gola skuadrat thyen “akullin” nëntë minuta nga fundi kur Parahuelo kaloi Spanjën në avantazh. Kaluan pak minuta dhe Suedia arriti që të ekuilibronte shifrat me Blomqvist (88’). Kur të gjithë mendonin se skuadrat do të pajtoheshin me barazimin dhe do të zgjidhnin fituesen në kohët shtesë apo nga pika e bardhë, erdhi goli nga Karmona Garsia e cila vetëm një minutë më vonë kaloi përsëri iberiket në avantazh. Goli i shënuar nga mbrojtësja 23-vjeçare e Realit të Madridit rezultoi vendimtar për fatet e këtij takimi.

Tani e gjithë vëmendja është spostuar në Sidnej ku Australia sfidon ekipin e Anglisë për të një vend në finalen e madhe. Kjo ndeshje zhvillohet nesër në orën 12:00 do të transmetohet në RTK.