Ballkani ‘rrëzon’ Lincoln-in, kalon në play-off
F.Bytyqi /RTKLive
(E plotësuar) Ballkani ka arritur një tjetër sukses të madh në garat evropiane.
Kampioni i Kosovës, është kualifikuar në fazën e play-off-it, pasi edhe në ndeshjen kthyese e mposhti Lincoln Red Imps e Gjibraltarit me rezultat 1-3, të enjten mbrëma në ‘Victoria Stadium’.
Skuadra e Ilir Dajës me rezultatin e përgjithshëm prej 5-1, kalon në fazën e play-off-it, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes BATE Borisov-FC Sheriff.
Futbollistët e Ballkanit edhe në duelin e sotëm ishin dukshëm ekip më i mirë se skuadra nga Gjibraltari.
Madje, bazuar në rastet e krijuar nga të besuarit e Ilir Dajës, fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë.
Skuadra jonë, në pjesën e parë u shfaq ekip mjaft i rrezikshëm duke krijuar disa raste të mira përmes Gripshit, Berishës, Kryeziu dhe Korenicës.
Më të filluar pjesëloja e dytë, Meriton Korenica më një supergol zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën tonë në epërsi prej 0-1.
Edvin Kuç dyfishojë avantazhin në 0-2, derisa golin e nderit për nikoqirët e realizoi Rico (66’).
Goditjet e nokautit Lincoln-it ia dha Qëndrim Zyba (90+8’), duke ngritur avantazhin e skuadrës sonë në 1-3.
Përfundimisht, Ballkani vazhdon garat në Ligën e Konferencës, derisa për Lincoln-in këtu është fundi i tyre në aventurën evropiane për këtë sezon të garave.
Lincoln Red Imps-Ballkani, shënohen edhe dy gola
(E plotësuar) Vijnë edhe dy gola të shpjeta në ndeshjen Lincoln Red Imps-Ballkani.
Fillimisht Edvin Kuç (64’), realizon golin e dytë për kampionin e Kosovës, derisa rezultatin në 1-2 e ngushton Rico (66’).
Lincoln Red Imps dhe Ballkani po përballen në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Skuadra jonë është afër kalimit në fazën e play-off-it pasi ka triumfuar edhe në ndeshjen e parë prej 2-0, në ndeshjen e luajtur në ‘Fadil Vokrri’.
Korenica shtang Gjibraltarin, Ballkani në epërsi
(E plotësuar) Ballkani ka kaluar në epërsi kundër Lincoln Red Imps, në ndeshjen që po luhet në ‘Victoria” të Gjibraltarit.
Lincoln Red Imps dhe Ballkani po përballen në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Është Meriton Korenica (48’), i cili më një supergol kalon kampionin e Kosovës në epërsi prej 0-1.
skuadra është afër kalimit në fazën e play-off-it pasi ka triumfuar edhe në ndeshjen e parë prej 2-0, në ndeshjen e luajtur në ‘Fadil Vokrri’.
Mbyllet pjesa e parë, Ballkani 45-minuta larg kualifikimit
(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes Lincoln Red Imps dhe Ballkanit, sfidë kjo që po luhet në ‘Victoria” të Gjibraltarit.
Lincoln Red Imps dhe Ballkani po përballen në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës, në pjesën e parë u shfaq ekip më i rrezikshëm se skuadra nikoqire, duke krijuar disa raste të mira përmes Gripshit, Berishës, Kryeziu dhe Korenicës.
Skuadrën e Ilir Dajës vetëm 45-minuta e ndajnë nga kualifikimi në fazën e play-off-it pasi Ballkani ka avantazhin prej 2-0, të arritur në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Fadil Vokrri’.
Nis ndeshja Lincoln Red Imps-Ballkani
Ka nisur përballja e shumë pritur, ndërmjet Lincoln Red Imps dhe Ballkanit.
Kampioni i Kosovës pas fitores 2:0 në Prishtinë, synon ta ruajë rezultatin për të avancuar tutje.
Ballkani mbetet favorit i padiskutueshëm pasi me rezultat të përgjithshëm veçse është me një "këmbë" në raundin e play-offit.
Kujtojmë, Ballkani ka bërë një ndryshim të momentit duke e larguar kapitenin Armend Thaqi dhe e zëvendësuar me Arber Potokun, pasi ish ylli i Prishtinës ka disa shqetësime shëndetësore.























