DerWesten: Shqipëria, alternativë reale ndaj Greqisë e Spanjës për turizëm
BKT
Shqipëri

DerWesten: Shqipëria, alternativë reale ndaj Greqisë e Spanjës për turizëm

rtsh.al

Peizazhi malor, kështjellat, historia, plazhet fantastike dhe çmimet konkurruese janë bërë kryefjalë e mediave ndërkombëtare.

Nuk kanë qenë të pakta mediat të cilat i kanë bërë jehonë turizmit në Shqipëri. Shumë prej tyre e kanë cilësuar Shqipërinë, si Maldivet e Europës, e të tjera e konsiderojnë si një prej vendeve konkurrente përballë Spanjës dhe Greqisë.

Një prej tyre është dhe DerWesten, e cila shkruan se në vitin 2023, Shqipëria është vendi i ri trend për turistët gjermanë.

Pushimet në Spanjë apo Greqi, shkruan media gjermane, tanimë kanë një konkurrencë të re nga Shqipëria. Vendi shihet si i përshtatshëm për pushimet verore kundrejt një çmimi të volitshëm.

“Ky vend i Adriatikut po bëhet gjithnjë e më popullor”, thotë DerWesten e cila citon më tej ADAC Reisen, Lonely Planet dhe Tui.

“Peizazhi origjinal malor dhe plazhet e bukura e bëjnë Shqipërinë një atraksion për alpinistët, që duan të kombinojnë udhëtimin e tyre me ecje me pushimin buzë detit”, shkruan ADAC Reisen.

Ndërsa "Lonely Planet" e vlerëson Shqipërinë si destinacion udhëtimi në "Best Travel 2023" në kategorinë "Vendet më të mira për të krijuar kontakte me vendasit".


MË SHUME NGA Shqipëri