Kolona në Merdarë, pritjet janë deri në katër orë për të dalë nga Kosova
BKT
Lajme

Kolona në Merdarë, pritjet janë deri në katër orë për të dalë nga Kosova

Sh.Ç /RTKlive

Pika kufitare me Serbinë në Merdarë, po vazhdon të jet e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 19:14) katër orë nevojiten për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar të Merdarës.

Edhe në pikë kalimin të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 40 minuta.

Në Jarinjë pritjet për të dalë janë deri në 60 minuta. Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.


MË SHUME NGA Lajme