23:02 / 20.08.2023
Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen katër persona
RTKlive
Katër persona janë lënduar në një aksident ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka treguar se informatën për aksidentin e kanë pranuar në ora 21:00. “Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.























