Haradinaj: Serbia ta ndalë gjuhën kërcënuese ndaj vendeve njohëse
BKT
Lajme

Haradinaj: Serbia ta ndalë gjuhën kërcënuese ndaj vendeve njohëse

N.M. /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjuha të cilën është duke e përdorur Serbia, është gjuhë e cila i ka shkaktuar tragjeditë, plagët e të cilave po i vuajmë ende.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se kjo gjuhë i takon të kaluarës.

“Serbia po flet me gjuhën e të fuqishmit dhe po kërcënon vendet e rajonit që e kanë njohur Kosovën, dhe po paralajmëron edhe vendet e tjera që do ta njohin Kosovën. Kjo gjuhë i takon të kaluarës dhe kjo gjuhë i shkaktoi tragjeditë, plagët e të cilave ende i vuajnë popujt e Ballkanit”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Serbia duhet të ndalë kërcënimet dhe të mos harrojë se ka një marrëveshje me Kosovën, planin franko-gjerman.

“Vendet e lira, në vendimet e tyre të bazuara në interesin e tyre nacional, e kanë njohur Kosovën. Serbia duhet ta ndal gjuhën e të fuqishmit, të ndal kërcënimet dhe mos të harrojë se e ka një marrëveshje me Kosovën, planin franko-gjerman të përkrahur nga Amerika, dhe t'i kthehet gjuhës së arsyes”, ka shkruar Haradinaj.

 


MË SHUME NGA Lajme