Von Cramon: Takimi Vuçiq-Zelensky, armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës
BKT
Lajme

Von Cramon: Takimi Vuçiq-Zelensky, armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës

M.Sh/RTKlive

Në margjinat e takimit të liderëve ballkanik me ata evropian në Athinë, janë takuar sot në një takim të veçantë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq me atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ky takim ka ngjallë reagime nga eurodeputetja, Viola von Cramon dhe deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko duke e komentuar si marrëveshje të mundshme: “armë nga Serbia në këmbim të mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina”.

E para që ka reaguar ka qenë Von Cramon, e cila tha se “takimi i tyre mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim të mos e njoh pavarësinë e Kosovës”.

“Saktësisht: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion Ukrainës, armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, shkroi von Cramon.Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti ukrainas dhe njëherësh nënkryetari i Komitetit të PACE për Migracionin, Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur në Ukrainë, Oleksiy Goncharenko.

Ky i fundit ka kërkuar nga Ukraina që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

“Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Goncharenko.


MË SHUME NGA Lajme