Kurti e DioGuardi: “Muri i Nderit”, urë bashkëpunimi me popullin hebre
BKT
Lajme

Kurti e DioGuardi: “Muri i Nderit”, urë bashkëpunimi me popullin hebre

Me “`Murin e Nderit” të inauguruar në Prishtinë po ndërtohet një urë mes popullit hebre dhe popullit të Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi, gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Shirley Cloyes DioGuard duke dhënë mbështetjen për Kosovën, falënderoi kryeministrin dhe shtetin e Kosovës  që​ e bëri të munduar që ''Muri i Nderit'' të bëhet realitet.

Përveç kryeministrit Kurti, në pritje të delegacionit amerikan në Qeveri ishte edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Duke iu uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti, tha se është i gëzuar dhe i nderuar që së bashku përuruan në Parkun e Qytetit “Murin e Nderit”, përmes së cilit shënohet, nderohet dhe përkujtohet akti heroik i shpëtimit të hebrenjve. 

Në këtë takim kryeministri Kurti, nënvizoi se tashmë po bëhen 33 vjet kur përfaqësuesit amerikanë, Bob Dole, Tom Lantos si dhe Joe DioGuardi, arritën në Prishtinë për t’i dhënë mbështetje Kosovës, luftës saj çlirimtare dhe thirrjeve të popullit për liri, demokraci dhe republikë.

Ky takim vjen pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë  - Izrael, që u z​hvillua gjatë ditës së sotme.


MË SHUME NGA Lajme