Kurti në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Populli i Kosovës është më ju
BKT
Lajme

Kurti në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Populli i Kosovës është më ju

M.Sh/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti tha se Republika e Kosovës qëndron plotësisht prapa Ukrainës në misionin e saj të shenjtë, derisa ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Deklaratën e Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën. Këtë deklaratë Kurti i bëri në shënimin e Ditës së Pavarësisë të Ukrainës.

“Vetëm këtë javë, ne iu bashkuam Deklaratës së Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën. Duke vepruar kështu, ne shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar gjithçka që mundemi për mbrojtjen e Ukrainës, në këtë kohë nevoje”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri në ambientet e ballkonit të hapur të qeverisë, bashkë me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, mirëpritën  qytetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në mesin e tyre edhe gazetarët ukrainas në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë (Journalists in Residence) të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, për të shënuar bashkërisht Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.Me këtë rast  kryeministri Kurti bashkë me të ftuarit vlerësuan qëndrueshmërinë, vendosshmërinë por edhe unitetin e popullit ukrainas, të cilët ndonëse kanë kaluar 32 vite pas shpalljes së pavarësisë, sot e gjejnë veten përsëri në pozicionin që duhet ta mbrojnë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit të tyre kundër pushtimit rus.Kurti veçoi edhe takimin që pati të hënën në Athinë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, teksa u shpreh me optimizëm që në takimet e ardhshme të mund të diskutojnë se si Kosova dhe Ukraina mund të punojnë bashkë në promovimin e vlerave që ndajmë dhe interesave të përbashkëta që kemi.

“Herën tjetër e së shpejti të mund të takohemi përsëri, por kësaj radhe për të festuar triumfin e Ukrainës kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit rus”, tha Kurti, ndërkohë që tha se është krenar që ka mirëpritur qytetarët e Ukrainës në Kosovë, duke thënë që të ndihen si në shtëpinë e tyre.Gazetarët ukrainas në këtë takim u shoqëruan edhe nga përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe të Qendrës Evropiane të Lirisë dhe Shtypit të Medies.


MË SHUME NGA Lajme