Ministri i Mbrojtjes: Zgjidhja për veriun duhet të jetë politike
Sh.Gashi/ RTKlive
(E plotësuar) Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se zgjidhja për veriun e Kosovës, duhet të jetë politike.
Kurse për letrën e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s - në bazë të së cilës Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it, e cila është ende e vlefshme dhe e duhur, ministri Maqedonci tha se do të shfuqizohet pas krijimit të kushteve të reja dhe përpjekjeje të reja politike.
Ai tha se veriu është pjesë e Republikës së Kosovës. Maqedonci, vlerësoi se FSK do të jetë e gatshme të mbrojë territorin e vendit kur të kërkohet.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk është e domsodoshme që të pritet që të arrihet marrëveshja me Serbinë që FSK të zbarkojë në veri të vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur dhe për bazat që Serbia i ka afër Kosovës, e që sipas tij në bëjnë që të jemi vigjilent.
Maqedonci: Në vitin 2025, FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë
(E plotësuar) Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK po shkon duke u zhvilluar sipas planit që është përpiluar në bashkëpunim me aleatët.
Ai ka folur edhe për buxhetin që Qeveria e Kosovës ka ndarë për buxhetin për ushtrinë e Kosovës e që sipas tij, është rritur për 120 %.
“Ky buxhet ka ndikuar dukeshim në rritjen e kapaciteteve ushtarake, rekrutimit, blerjen e pajisjeve ushtarake etj”, tha ai.
Ministri i Maqedonci, bëri me dije se në vitin 2025, FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë, që kanë synim mbrojtjen e vendit.
Maqedonci: Bazamenti i të gjithave ka qenë është UÇK-ja
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ditë më parë është emëruar ministër në qeverinë e Kosovës ka dhënë intervistën e parë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai tha se do të mundohet që të kryejë detyrat me nder dhe do të jetë në shërbim të shtetit e atdheut, siç ka qenë çdo herë. Ministri Maqedonci, ka folur edhe për etapat nëpër të cilat ai ka kaluar, duke filluar nga UÇK-ja.
“Bazamenti i të gjithave ka qenë është UÇK-ja. Të gjitha etapat që ka kam kaluar më kanë formësuar”, tha ai për RTK Prime.
Intervista e plotë:























