Turneu i Taylor Swift, me ekonomi më të madhe se 50 vende
Foto: Kevin Winter - Getty Image
Magazina

Turneu i Taylor Swift, me ekonomi më të madhe se 50 vende

Përktheu: Medina Pasoma / RTK

Taylor Swift tashmë ka thyer çdo rekord. Jo vetëm në aspektin muzikor, por edhe në ndikimin ekonomik të ciklit të koncerteve të saj. Suksesi në horizont po duket kur ajo ende i ka përfunduar vetëm një të tretën e performancave të saja. 2.2 miliardë dollarë janë fituar nga shitja e biletave veç në Amerikën e Veriut. Kështu ajo tejkalon yje të shumtë botëror, duke bërë histori në industrinë muzikore dhe ekonomike.

“Eras Tour”, turneu i koncerteve nga Taylor Swift ka bërë histori në vete. Si shpërfaqje e çdo hapi të karrierës së këngëtares 33-vjeçare, ky turne nuk po komentohet veç për muzikën, kostumet e krijimtarinë, shkruan “Time”.

Ndikimi i “Eras Tour” reflektohet qartë në shifra: një bruto e parashikuar prej 2.2 miliardë dollarësh vetëm në shitjet e biletave në Amerikën e Veriut dhe qindra miliona transmetime.

Swift drejt 2024 – prezente në 5 kontinente

Pas 53 shfaqjeve, pjesa e parë e turneut në SHBA përfundoi më 9 gusht. Swift fillimisht njoftoi 27 shfaqje dhe që atëherë ka zgjatur turneun dhe secilën herë duke shtuar data të reja për qytete tjera. Madje duke i falur publikut nga tri orë performancë pa ndalje. Ajo synon që të jetë prezente në pesë kontinente deri në nëntor 2024, transmeton RTKlive.

Madje sipas “Time”, Swift arriti të triumfojë edhe në mesin e koncerteve të emrave legjendarë si Rolling Stones, Harry Styles, Beyonce dhe Adele.

Arsyet pas suksesit të pakrahasueshëm të “Eras Tour” janë të shumta.

“Unë nuk e di se dikush e kishte parashikuar një turne të kësaj shkalle që të ndodhte ndonjëherë. Ajo mund të shkojë tre orë e gjysmë dhe të godasë vetëm goditje pas goditjeje”, ka thënë shkrimtarja e “The Ringer”, Nora Princiotti.

Ndikimi ekonomik dhe kulturor i “Eras Tour”

Analistët vlerësojnë se “Eras Tour” ka të ngjarë të kalojë vlerën prej 1 miliardë dollarësh vetëm gjatë marsit të vitit të ardhshëm, ndërsa Swift po bën turne ndërkombëtar.

Nëse ky parashikim qëndron i vërtetë, ajo do të arrijë momentin historik të turneut më të madh në historinë e muzikës, duke tejkaluar turneun shumëvjeçar të lamtumirës të Elton John, i cili përfundoi në fillim të kësaj vere dhe mban rekordin aktual prej 939 milionë dollarësh.

Por paratë shkojnë shumë më thellë sesa thjesht fitimet neto. “Eras Tour” parashikohet të gjenerojë afër 5 miliardë dollarë shpenzime konsumatore vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Nëse Taylor Swift do të ishte një ekonomi, ajo do të ishte më e madhe se 50 vende”

“Nëse Taylor Swift do të ishte një ekonomi, ajo do të ishte më e madhe se 50 vende”,  tha Dan Fleetwood, president i “QuestionPro Research and Insights”.  

Vetëm në natën e hapjes në Glendale, Ariz, koncerti ka arritur të sjellë të ardhura për bizneset më shumë se “Super Blow” që u mbajt në shkurt në të njëjtin stadium. Rrjedhimisht kjo i bie se Swift ka sjellë fitimin e dy deri në tre “Super Bowls” çdo fundjavë për pesë muajt e fundit.Ky entuziazëm vjen pavarësisht sfidave më të gjera ekonomike.

“Ka një krizë të kostos së jetesës dhe njerëzit ende po shpenzojnë mijëra dollarë për të parë Taylor Swift”, thotë Enders. Pavarësisht kësaj, një studim kombëtar i pjesëmarrësve të koncerteve tregon se edhe me një mesatare prej më shumë se 1300 dollarësh të shpenzuar për ngjarje, 91% thanë se do të shkonin përsëri.

Swift – emri që nuk rrugëton veç muzikalisht

Jo vetëm që “Eras Tour” është një përfitim ekonomik, por është bërë edhe një fenomen kulturor. Çdo qytet që Swift ka vizituar gjatë turneut deri më tani i ka tërhequr të gjitha ndalesat për të: Minneapolis u riemërua "Swiftie-apolis”. Santa Clara në Kaliforni, e bëri atë kryetare nderi. Guvernatori i Nju Xhersit i vuri emrin e saj sanduiçit shtetëror të Nju Xhersit. Tani liderë botërorë si presidenti kilian, kryebashkiaku i Budapestit dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau po i kërkojnë asaj që të sjellë turneun në vendet e tyre. Ndërkaq FBI postoi një lojë fjalësh për Taylor Swift në korrik.


MË SHUME NGA Magazina